You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Ironia e fatit, Rashica mund të bëhet gati të luajë në “Champions” me skuadrës që i shënoi

Ironia e fatit, Rashica mund të bëhet gati të luajë në “Champions” me skuadrës që i shënoi

Milot Rashica është duke kaluar një sezon fantastik në “Bundesligë” me ekipin e Werder Bremenit. Thuajse në çdo ndeshje me këtë skuadër, sulmuesi shqiptar ka shënuar ose dhënë asist me ekipin gjerman.

Kjo ndodhi edhe në përballjen e sotme, ku Werderi fitoi me rezultatin 2-1 ndaj Leipzig. Werderi i besoi lojtarit të Kosovës edhe pikën e penalltisë, atje ku Rashica nuk do të gabonte. Por një ironi e fatit, nëse mund të quhet e tillë, është se ky futbollist mund të luajë pikërisht me Leipzig në sezonin e ardhshëm. Kjo skuadër e kërkon me ngulm Rashicën, me këtë të fundit që mund të tundohet me faktin se ka shanse të luajë në “Champions League” gjatë sezonit të ardhshëm. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top