
Çekiçi, Çekiçi dhe gjithmonë…Çekiçi! Sulmuesi shqiptar ndodhet në momentin më të mirë të karrierës, teksa ka gjetur dy gola në ndeshjen e sotme. Ljubjana ka fituar në transfertë me rezultatin 2-1 ndaj Rudarit.
Futbollisti i Shqipërisë mjafton edhe i vetëm për të marrë tre pikë dhe këtë e ka treguar më së miri. Aspak rastësi, pasi Çekiçi ka shënuar edhe në ndeshjet e mëparshme. Pasi u largua nga të rinjtë e Dinamo Zagrebit, ky futbollist po arrin kulmin e tij. Padyshim që do të ishte mëkat nëse do i mungonte ftesa e Shqipërisë, gjithsesi është trajneri Reja që i di më së miri vendimet për skemat që do praktikoj në ndeshjet e qershorit. /Shqiperia.ch/