Edhe pak javë na ndajnë nga ndeshjet e ardhshme të kualifikueseve të Europianit, aty ku përfaqësueset respektive do të luajnë sfidat e rradhës që u ka rezervuar kalendari. Kështu pak nga pak po kthehet sërish vëmendja tek to, teksa data që Kombëtaret do të zbresin në fushën e blertë, janë rezervuar nga 7 deri në 12 qershor. Trajnerët e ndryshëm po bëjnë përgatitjet e fundit për këto përballje, ku ndër to do të ndalemi tek Bernard Shaland.
Zvicerani në krye të përfaqësueses dardanase, po tregon se edhe këtë herë do të ketë afrime të reja tek Kosova. Hadërgjonaj është i pari, por pa harruar edhe rikthimin e madh të kapitenit të parë të dardamëve. Ai është pikërisht mesfushori Anel Rashkaj, i cili aktualisht është pjesë e kampionatit suedez. 29 vjeçari nga Prizreni aktivizohet tek skuadra e Eskilstunas, ku në disa ndeshje të fillim sezonit ka mundur të mbajë edhe shiritin e kapitenit.
Ndonëse në shumicën e kampionateve europiane, janë drejt fundit, në vendet skandinave, sapo ka filluar. Konkretisht në Suedi, aty ku luan edhe Rashkaj, janë në javën e nëntë, ku dardanasi ka mundur të aktivizohet 7 herë, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenin në krah.
Rashkaj ndihet i lumtur që do të luajë sërish me Kosovën dhe u shpreh se gjithmonë ka qënë ëndrra e tij të përfaqësoj atë fanellë. Mesfushori gjithashtu theksoi faktin se është një kënaqësi më vete kur të tjerët të vlersojnë mundin dhe punën duke ta shpërblyer atë me një ftesë për përfaqësuesen tënde.
“Tashmë kam pranuar ftesën për dy ndeshjet e qershorit. Së pari jam munduar që ta kryejë punën time me ekipin e pastaj të tjerët janë që e vlerësojnë dhe e vendosin. Është kënaqësi, nuk ka fjalë që e përshkruan përfaqësimin e shtetit. Secili futbollist e ka ëndërr”, u shpreh 29 vjeçari sipas “Telegrafi”./Shqiperia.ch/