You are here
Home > Kombëtarja > E ka halë në sy ekipin e Granadas, refuzimi i Manajt dhe dëshira e madhe për…”hakmarrje”

E ka halë në sy ekipin e Granadas, refuzimi i Manajt dhe dëshira e madhe për…”hakmarrje”

Rei Manaj ka një karrierë të pasur dhe ka ndërruar disa ekipe, megjithëse është ende i vogël në moshë. Gjithashtu edhe disa zhgënjime në hapat e parë, ku mund të theksohet edhe eksperienca me Granadan, me ekipin spanjoll që nuk preferoi ta mbante më tepër në organikën e skuadrës.

Deri diku llogjike pasi në 20 ndeshjet që luajti me Granadan, arriti të shënonte vetëm 1 gol. Ndërkohë te Albasete është një tjetër histori, pasi janë shënuar 6 gola në 25 ndeshje. Ironike disi mund të quhet fakti se të dyja skuadrat e sipërpërmendura do të luajnë si në një finale me njëra-tjetrën, pasi në përballjen direkte disktuohet për ngjitjen në La Liga.

Manaj ka një motivim shtesë për të shënuar dhe për të përmbushur “hakmarrjen” në vlerësimin e treguar, ndërsa “Ideal Granada” shkruan për tjetërsimin e madh të sulmuesit shqiptar dhe refuzimin e tij: “Koha te ne ishte zhgënjyese dhe me shifra të dobëta, por gjërat po shkojnë shumë më mirë te Albasete. E ardhmja e tij nuk është shumë e qartë pas këtij sezoni të mirë që ka zhvilluar, ndërsa ka refuzuar të flas edhe për ne”, shkruan media pranë klubit të Granadas. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top