
Për Andi Lilën nuk është momenti më i mirë sa i përket karrierës. Skuadra ku ai bën pjesë, Pas Giana, e cila ka një traditë të madhe në futbollin grek, ka rënë nga kategoria.
Pas shumë rezultateve të dobta të marra në kampionat, skuadra e lojtarit shqiptar nuk ka mundur që të mbijetoj në elitën e futbollit. Por nuk mbaron me kaq pasi dorëheqjen e ka dhënë edhe trajneri Petrakis. Shumë futbollistë kanë bërë gati valixhet, ndërsa gjithë skuadra do të shpërbëhet. Në kushte të tilla largimi i Andi Lilës është i pashmangshëm, ndërsa nuk përjashtohet edhe rikthimi i tij në Shqipëri. /Shqiperia.ch/