You are here
Home > Futboll Bota > Mi”gjeni” do të kujtoj kohën e artë të karrierës, problem mbetet vetëm sjellja e grekëve

Mi”gjeni” do të kujtoj kohën e artë të karrierës, problem mbetet vetëm sjellja e grekëve

Një moment suksesi në Greqi ishte në këtë sezon për Migjen Bashën, pasi me Arisin arriti të kualifikohej në “Europa League”. E gjitha kjo arritje ishte për t’u duartrokitur, sepse kjo skuadër pati edhe një moment të gjatë krize, duke humbur shumë pikë në kampionat.

Për më tepër, Mi“gjeni” ishte shqiptari i vetëm që rezistoi në këtë skuadër, pasi Mavraj bëri gati valixhet ende pa shkuar mirë. Mesfushori shqiptar do të kujtoj kohën e artë të karrierës në këtë turne europian, kur luante me Torinon.

Pikërisht momenti më i mirë i lojtarit të Kombëtares, që e bënte gjithmonë diferencën në fushën e lojës. Në një intervistë dhënë së fundmi për mediat greke, Basha ka thënë se do të qëndroj edhe për një vit te Arisi. Por ndërkohë mediat greke kanë nisur të mbështesin idenë e një largimi të mundshëm të këtij lojtari.

Ky është edhe shqetësimi i vetëm për Bashën, pasi në Greqi nuk është ambienti ku lojtarët shqiptarë priten me lule. Pavarësisht se nuk e ka vuajtur sa Mavraj, por mesfushori kuqezi është ulur menjëherë në stol pas kartonit të kuq që mori me ndërhyrjen e tmerrshme ndaj një lojtari serb në përballjen ndaj Panionosit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top