You are here
Home > Futboll Bota > Tifozët e bëjnë Balliun të ndihet Ronaldo, por nuk hap dot shampanjën në festën e titullit

Tifozët e bëjnë Balliun të ndihet Ronaldo, por nuk hap dot shampanjën në festën e titullit

Metzi ka festuar titullin kampion në mbrëmjen e djeshme, pasi ka mposhtur Brestin me rezultatin 1-0. Skuadra ku luan edhe lojtari i vetëm katalanas shqiptar, Ivan Balliu, ka luajtur në një stadium të tejmbushur, ku u festua edhe për ngjitjen në “Ligue 1”.

Emocione të jashtëzakonshme janë përjetuar nga lojtari i Kombëtares, që është pritur në mënyrë fantastike edhe nga tifozët. Klubi ka menduar që çdo futbollist të dalë nga tuneli i vetëm, për të marrë në këtë mënyrë gjithë dashurinë e publikut. Këto duartrokitje ishin të shumta edhe për Balliun, i cili ka qënë i padiskutueshëm si titullar. E vetmja pikë e dobët e tij ishte në hapjen e shampanjës gjatë festës, duke u komentuar me humor edhe nga tifozët e Metzit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top