
Lacio arriti të fitonte Kupën e Italisë pas triumfit ndaj Atalantës në shifrat 2-0. Ekipi kryeqytetas shpëtoi sezonin pas asaj finale të fituar, pasi gjithçka tjetër është për t’u harruar sa i përket kampionatit.
Në rastin e festës së futbollistëve të Lacios, këtë herë ishte mesfushori serb, Milinkoviç-Saviç, që zgjodhi të bënte të njëjtin veprim si Lorik Cana dikur. Heroi i ndeshjes ndaj Atalantës që shënoi menjëherë pas hyrjes në fushë, zgjodhi të mbante shqiponjën në dorë, që është simboli i klubit të Lacios për të vrapuar te tifozët. Por si gjithmonë, njeriu që frymëzon është Lorik Cana, madje edhe përtej tifozëve apo lojtarëve shqiptarë. /Shqiperia.ch/