
Portieri Marko Molla ka arritur në finalen e kampionatit europian, atje ku përfaqëson Italinë U-17. Këta të fundit kanë mundur në gjysmëfinalen Francën me rezultatin 2-1, për të kaluar në ndeshjen e fundit të turneut, atje ku do të përballen me Hollandën.
Futbollisti shkodran ka sakrifikuar edhe Shqipërinë për të mbërritur në këtë moment, pasi më parë ka luajtur për moshat e kuqezinjve. “Axurrët” i kishin premtuar vendin e titullarit dhe Molla është gjithmonë portieri i parë, tek të rinjtë. Sigurisht që objektivi për të kaluar në Italinë A është shumë i vështirë për t’u arritur, pasi në këtë Kombëtare ka portierë të nivelit botëror. /Shqiperia.ch/