You are here
Home > Futbolli Shqiptar > Zbulohet prapaskena, Muriqi ka vendosur kusht: Mos më ço askund tjetër, dua vetëm Fenerbaçen

Zbulohet prapaskena, Muriqi ka vendosur kusht: Mos më ço askund tjetër, dua vetëm Fenerbaçen

Vedat Muriqi ka kaluar kulmin e karrierës së tij në sezonin që po lëmë pas, teksa me ekipin e Rizesporit është kthyer në një nga sulmuesit më të mirë në Turqi. Për këtë arsye shumë skuadra të kampionatit turk kanë hedhur vështrimin drejt lojtarit të Kosovës, pa harruar këtu edhe të tjera klube europiane.

Tololuse ishte e fundit që e shprehur hapur interesimin për Muriqin, por planet e futbollistit kanë një tjetër natyrë. Sipas të gjitha gjasave ai do të nënshkruaj me Fenerbaçen, ndërsa të gjithën këtë e zbulon menaxheri i futbollistit, Haluk Canatar: “Fenerbaçe vetëm në Turqi, Muriqi nuk do të luaj për asnjë skuadër tjetër. Unë gjithsesi do të më pëlqente t’i vlerësoja ofertat nga Europa, megjithëse lëvizja nuk mund të realizohet”. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top