Lacio fitoi me rezultatin 2-0 ndaj Atalantës në finalen e Kupës së Italisë. E gjithë ndeshja u vendos pas realizimit të Milinkoviç-Saviç, që pasi iu shkëput bukur Berat Gjimshitit, hapi rrugën e fitores. Kur i gjithë ekipi nga Bergamo u hodh përpara në sulm për të barazuar rezultatin, atje erdhi edhe realizimi i dytë i Koreas.
Padyshim që kjo do të jetë një mbrëmje e vështirë për Berat Gjimshitin, me episodin që vendosi fatin e një finale. Në këtë mendim është edhe trajneri Gasperini, që në fundin e përballjes u shpreh: “Mëkat, por finalet të tilla janë. Momenti vendimtar ishte në pjesën e dytë, nga ajo korne e kemi humbur takimin dhe nuk arritëm asnjëherë të rikuperonim. E nisim me shumë energji dhe kishim raste të jashtëzakonshme për të shënuar. Por pastaj vuajtëm presionin dhe fuqinë e Lacios”, ka thënë Gasperini. /Shqiperia.ch/
Así fue el gol de Milinković-Savić que le dio el 1-0 a la Lazio y lo está convirtiendo en campeón de la Copa de Italia pic.twitter.com/YRLBN8eDuw
— Armando Montes (@amontes_r) May 15, 2019