
Lacio ka arritur të fitojë finalen e Kupës ndaj Atalantës me shifrat 2-0, falë golit të Milinkoviç-Saviç dhe Correa. Pak minuta kishte në fushë mesfushori serb, duke marrë rolin e heroit dhe gjetur të parin.
Ndërkohë protagonist negativ për këtë mbrëmje ishte mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti. Në golin e parë dhe që vendosi finalen do të ishte markimi jo i saktë i lojtarit të Kombëtares, që do të sillte edhe realizimin nga Milinkoviç-Saviç.
Më pas gjithçka u mbyll, pasi teksa Atalanta u hodh e gjitha përpara, erdhi edhe goli i dytë nga Correa. Rrjetet sociale kanë shpërthyer edhe për një gabim të komentatorit të “Rait”, i cili Gjimshitin e ngatërronte gjithmonë me futbollistin e Sasuolos, Djuricic. /Shqiperia.ch/
Así fue el gol de Milinković-Savić que le dio el 1-0 a la Lazio y lo está convirtiendo en campeón de la Copa de Italia pic.twitter.com/YRLBN8eDuw
— Armando Montes (@amontes_r) May 15, 2019