Shkëlqim Demhasaj i është rikthyer golit pas një kohe të gjatë, ndërsa realizimi i fundit i përket tetorit të 2018 ndaj Young Boys. Një emër shumë i njohur për tifozët shqiptarë, pasi Demhasaj ka kaluar një periudhë shumë të mirë, përpara se të mbërrinte në “thatësirë”.
Madje shumë është përfolur edhe për një kalim të mundshëm te Kosova, megjithëse ende nuk konkretizuar. Në takimin e sotëm ndaj Bazelit, Demhasaj e ka gjetur rrjetën dy herë në tre minuta. Një saktësi dhe qetësi “vrastare” e këtij sulmuesi, që e bënte golin të dukej më i thjeshtë nga ç’është, pa marrë parasysh kohën e gjatë pa qënë protagonist. /Shqiperia.ch/