Gjatë mbrëmjes së sotme nuk do të kemi vetëm finale e Kupës së Italisë, atje ku do të jenë protagonistë dy lojtarë të Shqipërisë, por edhe atë në Turqi. Akhisaspori i Sokol Cikalleshit do të ndeshet me Galatasarain, për të diskutuar fituesin e Kupës.
Ky është shansi më i mirë për sulmuesin kuqezi, për të heshtur disi kritikat. Për më tepër që bëhet fjalë për një ndeshje të vlefshme për Kupë, atje ku Cikalleshi di gjithmonë të shënojë. E vetmja pikë e dobët e këtij futbollisti mbetet kampionati, që e ka shumë të vështirë të gjejë rrugën e rrjetës. Mbetet të shohim nëse sulmuesi i Kombëtares do të realizojë ndaj Galatasarait, ndërsa këtë gjë e bëri Muriqi para pak ditësh. /Shqiperia.ch/