Agim Zeka u transferua në merkaton e janarit në elitën e futbollit holandez, “Eredivisie”, te skuadra e Fortuna Sittardit. Asokohe ky ekip po shihej si surprizë në kampionat, pasi luftonte për një vend në Europë. Por kur ka ngelur edhe ndeshja e fundit me Fejnordin për tu zhvilluar, Sittard është vetëm 4 pikë larg rënies nga kategoria.
Fatmirësisht për sulmuesin shqiptar ekipi i tij e ka siguruar përfundimisht mbijetesën, pavarësisht rënies drastike në fazën e dytë të sezonit. Por pavarësisht se Zeka është transferuar që në janar te holandezët, nuk ka pasur hapësirat e duhura. Realizimi i dy golave ndaj të rinjëve të Fejnordit, solli edhe përfitimin e parë për shqiptarin.
Lojtari i Shqipërisë U-21 debutoi për disa minuta në humbjen e fundit në kampionat, atje ku Sittardi dështoi përballë Gronigenit me rezultatin 3-0. Ndeshja e fundit do të jetë pikërisht përballë Fejnordit, atje ku Zeka pritet të ketë edhe disa minuta. Por a do të ketë mundësinë për t’i realizuar ekipit të parë siç bëri me të rinjtë? Mbetet të presim! /Shqiperia.ch/