
Atalanta do të luajë finalen e Kupës së Italisë ndaj Lacios, në një takim që pritet të dhuroj shumë emocione. Takim edhe më i veçantë pritet të jetë për shqiptarët, pasi nga minuta e parë do të luajnë Gjimshiti dhe Strakosha.
Ky i fundit mungoi në ndeshjen e fundit të Lacios, për shkak të shqetësimeve që kishte ndjerë. Por rikuperimi ka ardhur në kohën e duhur, pasi të dy shqiptarët do të jenë pjesë e finales së Kupës. /Shqiperia.ch/