Vedat Muriqi është sulmuesi më i kërkuar në kampionatin turk, falë sezonit fantastik që ka bërë me Rizesporin. Shumë ekipe janë vendosur në garë për lojtarin e Kosovës, ndërsa së fundmi ishte Touloluse që e bëri zyrtare interesimin e saj nga “Ligue 1”.
Por të rejat e fundit nga Turqia, shprehen se Muriqi e ka ndarë mëndjen për t’iu bashkuar Fenerbaçes. Do të ishte një foto e vetë futbollistit me menaxherin e tij në Instabul, që do të vendoste në lëvizje gjithë vendin fqinj. Këta të fundit janë të sigurt se ky udhëtim i Muriqit ka qënë për të kontaktuar me drejtuesit e Fenerbaçes dhe për të përmbyllur marrëveshjes, ndërsa vetëm disa orë më parë lojtari në fjalë i kërkoi Rizesporit edhe largimin. /Shqiperia.ch/