You are here
Home > Futboll Bota > Rashica nuk e njeh mendjemadhësinë, kujton Vushtrinë e kuruar nga…”doktori” i Shkodrës

Rashica nuk e njeh mendjemadhësinë, kujton Vushtrinë e kuruar nga…”doktori” i Shkodrës

Milot Rashica nuk e njeh mendjemadhësinë, ashtu siç mund të mendojnë ndoshta edhe disa prej tifozëve shqiptarë, pavarësisht shkallëve që ka ngjitur në karrierë. Sulmuesi i Kosovës ndodhet te ekipi i Verderit në Bundesligë dhe është një prej lojtarëve më të mirë të kampionatit gjerman, që është një arritje e jashtëzakonshme.

Por ky njeri e di shumë mirë se nga ka dalë dhe gjithmonë është i pari që kujton shtëpinë e tij. Vushtria arriti të rikthehet në elitën e Kosovës, falë punës së madhe të bërë nga ana e trajneri Samuel Nikaj. Tekniku shkodran mund të quhet edhe me nofkën “doktori”, pasi tashmë e gjen lehtësisht kurën për ekipe që kërkojnë të ngjiten në futbollin elitar. Madje këtë e bëri edhe me Kastriotin në Superiore, përpara se të shkonte në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, Rashica ka uruar Vushtrinë për këtë arritje dhe rikthim në vendin e merituar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top