
Vetëm para pak ditësh Kosova ka zyrtarizuar përfundimisht marrjen e Florent Hadërgjonaj nga Zvicra. Pikërisht për këtë lojtar edhe trajneri Shaland përtypi fjalët që kishte thënë më herët, pasi u shpreh se në asnjë rast nuk do të thërriste një futbollist që kishte refuzuar më parë dardanët.
Mbrojtësi i Huddërfsild e kishte bërë në më shumë se dy raste, por erdhi te Kosova për shkak të mungesave së hapësirës që kishte te Zvicra. Ndoshta nuk duhej një sakrificë e tillë nga ana e Shalandit, duke parë formën e jashtëzakonshme që po kalon Vojvoda në Belgjikë.
Mbrojtësi në fjalë ka qënë në një nivel të jashtëzakonshëm gjatë gjithë sezonit, ndërsa pritet të hedh një hap të madh në merkato. Së fundmi në ndeshjen mes St Giollsie-Mouscron e mbyllur në 3-3, Vojvoda ka bërë për të “vjellë” edhe kundërshtarin me driblimet e tij. /Shqiperia.ch/