
Emocionet dhe adrenalina që gjysmëfinalet e “Champions League” na dhuruan këtë sezon, ishin vërtet të mëdha. Liverpul-Barcelona dhe Ajaks-Totenhem shkuan përtej së parashikuarës dhe gjithmonë surprizat janë të mirëpritura, madje në futboll edhe më shumë nga tifozët.
Por nëse flasim për ndeshjen e jetës gjatë viteve të fundit, padyshim duhet të ndalemi te titulli i fituar i Manchester Cityt në vitin 2011. Një situatë krejtësisht identike si kjo e sotmja me Liverpulin, ku e diskutojnë titullin së bashku në fusha të ndryshme, ndërsa jemi në takimin e fundit.
Manchester United kishte fituar ndaj Sunderlandit me rezultatin 0-1 në transfertë dhe me ndeshjet që luheshin në të njëjtin orar, vëmendja ishte e gjitha në rezultatin e Cityt. Këta të fundit po humbisnin me rezultatin 1-2 ndaj QPR-së, kur vetëm me fitore mund të fitonin kampionatin.
Fillimisht rezultati do të barazohej në minutën e 92, e nga krahu tjetër tifozët prisnin me padurim mbylljen e ndeshjes së QPR-së për të nisur festën. Shumë prej tifozëve kishin edhe telefonat e tyre në duar, derisa Aguero realizoi në minutën e 95, për të dhuruar titullin më emocionues të historisë.
Nisur nga e gjitha kjo dhe rastësia e madhe në këtë vit futbollistik, Liverpuli duhet të bëj kujdes me hapjen e shampanjës në “Anfield Road”, pasi Manchester City e fiton titullin edhe në sekondën e fundit. Qytetarët do të udhëtojnë në transfertë ndaj Brightonit gjatë ditës së sotme, ndërsa Liverpuli do të pres në shtëpi Wolvesi. /Shqiperia.ch/