You are here
Home > Kryefaqja > Rashica dha asist ndaj Hofenheim, trajneri: Volli para ndeshjes, ka ngrënë diçka të keqe

Rashica dha asist ndaj Hofenheim, trajneri: Volli para ndeshjes, ka ngrënë diçka të keqe

Milot Rashica është gjithmonë i gatshëm për të lënë gjurmë në fushën e lojës, pavarësisht gjendjes shëndetësore. I pari lojtar i gatshëm për të dhënë gjithçka për Ëerderin, pasi i kujton mirë vitet e mëparshme dhe vështirësitë që ka kaluar, për të mbërritur deri në këtë pikë.

Në fitoren e djeshme ndaj Hofenheimit me rezultatin 0-1, goli i vetëm do të realizohej falë pasimit fantastik të Rashicës. Lojtari shqiptar është detyruar të largohej nga fusha, për një problem shëndetësor të mëparshëm. Trajneri Kohfeld ka sqaruar gjithçka në konferencë, duke thënë se sulmuesi i Kosovës kishte sakrifikuar për të qënë në fushë, megjithëse kishte vjellë pak para ndeshjes për shkak të një ushqimi jo të duhur që ka konsumuar. “Miloti volli në dhomën e zhveshjes. Ka ngrënë diçka të keqe. Por sërish luajti për 60 minuta dhe e vendosi veten në shërbim të ekipit”, ka thënë Kohfeld. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top