Prishtina ka arritur të fitojë me rezultatin e ngushtë 1-0, në takimin e shumëpritur ndaj Llapit. Por kjo sfidë kaloi në plan të dytë sa i përket shifrave, pasi ndodhi një ngjarje e rëndë në fushë. Lojtari i Llapit, Valmir Veliu, rrezikoi edhe jetën pas një dueli me kokë që kishte gjatë takimit.
Fatmirësisht, doktori i përfaqësueses së Kosovës, Murat Berisha, gjendej në stadium për ta parë ndeshjen si tifoz. Por kur e pa gjendjen e rënduar, zbriti menjëherë nga tribuna për t’ia ardhur në ndihmë Veliut. Situata e futbollistit do të normalizohej falë edhe ndihmës së specializuar të Berishës. Në një intervistë për “Indeksionline”, Berisha do të shprehej:
“E kam vërejtur nga tribuna që lëndimi është serioz. Jam fut në fushë dhe kam vepru që ti lirohet rruga e frymëmarrjes. Pas ketij veprimi ka fillu frymëmarrja dhe filloj të më përgjigjet në pyetjet që ia bëra dhe pastaj menjëhere e transportuan në spital”, ka thënë mjeku i Kosovës. Por skandali ndodhi edhe me ambulancën, pasi shoferi nuk gjendej në timon dhe për këtë arsye, është detyruar mjeku që të bëj edhe rolin që nuk i takon. /Shqiperia.ch/