You are here
Home > Kombëtarja > VIDEO/ Reja fërkon duart, Çekici me një gol të jashtëzakonshëm ndaj Mariborit

VIDEO/ Reja fërkon duart, Çekici me një gol të jashtëzakonshëm ndaj Mariborit

Ditën e sotme është luajtur një nga ndeshjet më të rëndësishme të kampionatit slloven, aty ku u përballën vendi i parë që mbahet nga Maribori me ndjekësen e saj, Olimpik Lubjana. Këta të fundit kanë mundur të fitojnë në një transfertë të vështirë me rezultatin 0 me 3, teksa nuk kishte si të mungonte edhe shqiptari që është pjesë e Lubjanës, Endri Çekiçi.

Sulmuesi 22-vjeçar arriti që të finalizonte golin e tretë të kësaj ndeshjeje në minutën e 35 të pjesës së parë. Ky finalizim i lojtarit shqiptari ishte i pesti në kampionatin slloven, pasi deri më tani ka mudur të zhvillojë plot 17 ndeshje.

Këtë ndeshje Endri Çekiçi e nisi nga minuta e parë, i cili mundi të fitonte besimin e trajnerit të tij për të qënë i gatshëm për skuadrë, duke ia shpërblyer edhe me ralizimin e një goli./Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top