Trajneri i Luganos, Celestini, ka folur sërish rreth çështjes së Armando Sadikut te ekipi zviceran. Ky i fundit pasi realizoi ndaj Bazelit, shpërtheu në të shara në gjuhën shqipe. Shumë menduan se kjo mund të ndikonte edhe në aktivizimin e lojtarit shqiptar, por nuk pati një kundërpërgjigje të menjëhershme.
Dyshimet u shtuan në takimin e fundit, atje ku në një takim të rëndësie të madhe, Sadiku përfundoi në stol për 90 minuta. Në një prononcim për “CDT”, trajneri i Luganos ka folur më konkretisht edhe për këtë çështje, duke i përsëritur fjalët e tij: “Nëse Sadiku do të inatoset sërish, por shënon, për mua le ta bëj prapë”, u shpreh Celestini. /Shqiperia.ch/