
Këtë fundjavë luhet një nga derbit më të zjarrtë të Europës dhe pikërisht është ndeshja mes Glasgou Rangers kundër Celtik. Ndonëse objetivat sezonal për secilin ekip, këtë vit futbollistik është ezauruar, por kjo mbetet një nga përballjet më të luftuara në kampionatim skocez.
Ditën e sotme secili nga trajnerët respektiv ka publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar për këtë sfidë, ku ajo çka vihet re nga kampi i Rangersave, është mungesa e lojtarit shqiptar të tyre, Eros Grezda. Ky i fundit nuk është preferuar sërisht nga numri një i pankinës, Stiven Gerrard, teksa anglezi ka vendosur të marrë lojtarët që kanë më shumë minuta nën këmbë. Mund të theksojmë faktin se Erosi, sërish nuk do të ketë mundësi për të qënë i pranishëm në derbin e “Old Firm”, sfidë kjo që nuk është luajtur asnjëherë nga mesfushori kuqezi.
Kujtojmë që ky vit futbollistik është një nga sezonet më të errëta të lojtarit të Kombëtares, pasi ka mundur të shënojë vetë dy gola dhe pjesën tjetër të sezonit ka qëndruar në hije. Ndonëse për këtë fakt, ka ndikuar edhe gjendja fizike e lojtarit, pasi këtë vit nuk ka patur një formë optimale./Shqiperia.ch/