
Chelsea arriti të kualifikohej për në finalen e “Europa League”, falë ruletës ruse ndaj Frankfurtit. Pavarësisht se anglezët se gabuan të parët nga penalltia, Kepa do të priste dy të tjera që do të sillnin edhe suksesin.
Por e veçanta ishte në ekzekutimin e Martin Hinteregger, atje ku edhe portieri i Chelseat e priti në mënyrë disi të çuditshme ekzekutimin e këtij lojtari. Vetëm nëpërmjet këmbëve në gjuajtjen qëndrore dhe pa përdorur duart, morali i gjermanëve nisi të lëkundej ndjeshëm.
Megjithatë merita e pritjes së kësaj penalltie, nuk ishte 100% e vetë Kepës. Sarri dhe tekniku i portierëve e kishin studiuar në detaje Hinteregger dhe u arrit në përfundimin se gjithmonë ky lojtar gjuante vetëm në qendër. Goditje e tij ishin potente, por thuajse asnjëherë nuk përfundonin në krahë. Historia nuk ndryshoi as në gjysmëfinalen e “Europa League”, duke sjellë kështu edhe dështimin e Frankfurtit. /Shqiperia.ch/
Martin Hinteregger é um exemplo de quem anteriormente tinha marcado sempre para o mesmo sítio e foi vítima do estudo detalhado de Maurizio Sarri e da sua excelente equipa técnica. pic.twitter.com/PXFW3f0FNo
— Pedro Mendonça🌍⚽ (@PedMenCoach) May 9, 2019