
Në Holandë nuk flitet për asgjë tjetër përveç Ajaksit, ekipit që bëri botën të dashurohej me të, falë lojës fantastike dhe modelit që dhuroi. Ëndrrat janë këtu për të na bërë të ndërgjegjshëm se realiteti ynë mund të jetë edhe më i bukur, ndërsa holandezët i kishin marrë si qëllime.
Së fundmi është ish-futbollisti i njohur, Hans Kraay, që bën një analizë të përgjithshme rreth eliminimit të Ajaksit. Ai është ndalur shumë edhe te lojtari Ziyech, që realizoi golin e dytë ndaj Totenhemit, duke i bërë një krahasim edhe me Shaqirin.
“Ne e kemi parë Shaqirin ndaj Barcelonës të martën. Mirë, Ziyech është dy herë më i mirë sesa Shaqiri. Ai thjeshtë duhet të mësojë që të luajë në mënyrë më efektive”, ka thënë Hans Kraay. /Shqiperia.ch/