You are here
Home > Futboll Bota > Ndodh edhe kjo! Tifozi i Totenhemit humb emocionet e jetës, u largua nga stadiumi pas 45 minutave

Ndodh edhe kjo! Tifozi i Totenhemit humb emocionet e jetës, u largua nga stadiumi pas 45 minutave

Një ngjarje e jashtëzakonshme futbollistike ishte ajo e ndodhur në Holandë, atje ku Totenhemi u kualifikua ndaj Ajaksit në një takim aspak normal. Anglezët fituan me rezultatin 2-3, falë një goli të ardhur në fyrmën e fundit.

Por jo të gjithë tifozët e Totenhemit qëndruan deri në fund për të festuar ndeshjen e historisë. Të paktën jo një prej tyre, që e ka faktuar edhe me foto largimin e tij në fundin e pjesës së parë, duke mos besuar te kualifikimi. Një zgjedhje e gabuar e njeriut që tashmë po bën xhiron e mediave, pasi ka humbur padyshim ndeshjen e jetës për ekipin e tij. Më pas mund të ketë lotuar edhe nga gëzimi, por fundja çfarë kuptimi ka kur gjendej në stadium dhe nuk besoi te skuadra? /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top