You are here
Home > Futboll Bota > Më parë e ngritën në qiell, i papuni Murinjo sulmon trajnerin e Ajaksit: Gaboi, e mundi strategjia

Më parë e ngritën në qiell, i papuni Murinjo sulmon trajnerin e Ajaksit: Gaboi, e mundi strategjia

Erik ten Hag ishte trajneri më i vlerësuar në “Champions League” përpara disa jave, me ekipin fantastik që arriti të ndërtonte dhe surprizonte Europën. Gazetarët sportivë nisën të gërmonin edhe në të shkuarën e holandezit, për të gjetur sekretet e atij suksesi.

Por vetëm një humbje mjafton, që gjithçka të fshihet. Të paktën kështu rezulton për të papunin aktual, Jose Murinjo, që nuk ka ngurruar të sulmojë trajnerin e Ajaksit pas humbjes. Trajneri i njohur, duke lënë pas dështimet e tij të fundit, shprehet se gabimet e Erik ten Hag ndikuan në atë eliminim.

“Si një trajner, ka ndeshje ku ne nuk luajmë, ka ndeshje ku ne luajmë shumë keq, por ka ndeshje ku ne luajmë shumë mirë dhe Ajax në pjesën e dytë ishte e nevojshme që Erik ten Hag të luante shumë mirë. Por jo, ai luajti si ekipi i tij: jo shumë mirë. Çfarë ndodhi? Thjeshtë strategjia mundi filozofinë”, u shpreh Murinjo. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top