
Ajaksi është eliminuar nga “Champions League” në mënyrë të pabesueshme nga Totenhemi, por arriti të fitojë zemrat e të gjithë tifozëve në botë. Gjithashtu një numër të madh të dashmirësve dhe mbështetësve, klubi holandez e ka edhe në Finlandë.
Komentimi që do të bënte xhiron e internetit gjatë mbrëmjes së djeshme, do të vinte pikërisht nga andej. Bëhet fjalë për Toumas Virkkunen që e ka përjetuar së tepërmi golin e fundit të Lukas Mouras. Në televizionin “C Moren Sport” është përjetuar e gjitha si një tragjedi, ndërsa Virkkunen ndërpreu transmetimin për disa sekonda dhe nisa të qarat, duke mos iu besuar syve për atë që i ndodhi Ajaksit. /Shqiperia.ch/
Virkkusen ja studion (mm. yhden entisen Ajaxin pelaajan) reaktiot, olkaa hyvät.#UCLfi #Kuningaslaji pic.twitter.com/WJ7LMdEmsO
— C More Sport 🇫🇮 (@CMoreSportFi) May 8, 2019