
Ziyech ishte autori i golit të dytë për Ajaksin, në humbjen e holandezëve me rezultatin 2-3 në shtëpi ndaj Totenhemit. Pikërisht në atë moment kur u mendua se gjithçka u mbyll sa i përket historikut të kualifikimit dhe finales, anglezët kishin përgatitur një surprizë të madhe.
Në fundin e lojës kishte lot nga të dy anët, vetëm se në një krahë ishin ato të gëzimit, e në tjetrin të dëshpërimit. Ziyech ka treguar në intervistën pas ndeshjes edhe gjendjen e lojtarëve në dhomat e zhveshjes: “Nuk kam fjalë. Edhe në dhomat e zhveshjes ishte qetësi, asnjë lojtar nuk fliste. Çfarë ndodhi? Nuk e di vërtet. Sigurisht që jemi krenar për veten tonë, që mbërritëm deri këtu, por me mënyrën si erdhi jemi të dëshpëruar që të gjithë”, ka thënë Ziyech. /Shqiperia.ch/