Albert Vallci, është qendërmbrojtësi për t’u shënuar që na vjen nga Austria, më saktësisht kampion me Red Bull Salzburg. Flasim për ekipin më të mirë austriak, atje ku lojtari shqiptar është gjithmonë si titullar i padiskutueshëm.
Tashmë 23-vjeçari është i përqendruar te skuadra e tij, por po mendon edhe rreth zgjedhjes së Kombëtares. Në një prononcim për “Sky Sport Austria”, Vallci u shpreh se ka interes nga Shqipëria dhe Kosova për të, ndërsa është mes këtyre zgjedhjeve. “Kosova dhe Shqipëria janë interesuar për mua. Teorikisht do të luajë për një nga këto dy vendet. Trajneri Shaland ka qënë në Austri për të më parë në një ndeshje, megjithëse për momentin jam i fokusuar te Salzburgu”, ka thënë Vallci. /Shqiperia.ch/