You are here
Home > Futboll Bota > 150 milionë euro të hedhura në kosh, fajtori kryesor i eliminimit të Barcelonës ishte…një tifoz!

150 milionë euro të hedhura në kosh, fajtori kryesor i eliminimit të Barcelonës ishte…një tifoz!

Në jetë(futboll) gjithmonë duhet t’i shfrytëzosh të gjitha mundësitë që të krijohen, pasi në një tjetër moment, ndoshta mund të jetë shumë vonë. Sa shumë që po e vuan talenti Ousmane Dembele një rast të tillë, ndërsa po etiketohet nga të gjithë tifozët e Barcelonës, si fajtori kryesor për eliminimin e kësaj skuadre nga “Champions League”.

Megjithëse atë humbje të turpshme me rezultatin 4-0 në “Anfield Road” e ka ndjekur si tifoz për shkak të dëmtimit, mëndjemadhësia e këtij lojtari ndikoi jo pak në atë eliminim. Kur Barcelona fitoi me rezultatin 3-0 në ndeshjen e parë, Dembele kishte një rast flagrant në fundin e ndeshjes, për të gjetur edhe golin e katërt. Si një lojë fëmijësh ishte shtyrja e topit drejt rrjetës, por nisur nga rezultati dhe gjendja ku ndodheshin, Dembele fali gjithçka duke mos i kushtuar shumë rëndësi atij aksioni. Lionel Mesi do të qeshte duke mos u besuar syve për atë rast që francezi shpërdoroi, por tashmë janë tifozët e Barcelonës që kërkojnë llogari, për 150 milionë eurot e hedhura në kosh te një lojtar që tregohet i pavëmendshëm në një kompeticion të tillë, ku një detaj bën gjithmonë diferencën. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top