You are here
Home > Futboll Bota > Rastësia/ Shaqiri dhe Arnoldi janë leksioni, fiton vetëm nëse del nga rregullat

Rastësia/ Shaqiri dhe Arnoldi janë leksioni, fiton vetëm nëse del nga rregullat

Një rastësi e bukur dhe brenda pak ditësh, ishte ajo që ndodhi mes Shaqirit dhe Arnoldit. Ky i fundit ishte njeriu që mori gjithë vlerësimet dhe duartrokitjet e tifozëve, pasi asisti që dha në golin e katërt duke i kapur në befasi lojtarët e Barcelonës, rezultoi vendimtar në kualifikimin.

Faktikisht, sipas urdhrave të trajnerit Klop, duhej të ishte Xherdan Shaqiri që duhej të krosonte në atë rast. Por Arnold duke parë se një prej shokëve të skuadrës gjendej i boshatisur në zonën kundërshtare, guxoi menjëherë për t’i dhënë pasimin e golit.

Rikthehemi pak në takimin e fundit të kampionatit anglez, atje ku Liverpuli do të fitonte ndaj Njukasëllit me rezultatin 2-3. E njëjta situatë përsëritet, teksa në momentin kur Arnold do të krosonte sipas urdhrave të Klopit në minutën e 86 të ndeshjes, me një goditje dënimi, do të ishte Van Dijk që do të urdhëronte se topin duhej ta merrte lojtari shqiptar. Falë kësaj lëvizje, do të vinte edhe goli i anglezëve për të vazhduar ëndrrën e titullit kampion. Ndonjëherë duhet dalë nga rregullat, është kjo ndoshta mënyra e vetme për të fituar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top