
Barcelona u eliminua në gjysmëfinalen e “Champions League”, duke u mundur nga Liverpuli me rezultatin 4-0. Pavarësisht se e kishte fituar takimin e parë me shifrat 3-0, spanjollët nuk e menaxhuan ndeshjen ashtu siç duhej, duke marrë një nga humbjet më të hidhura në histori.
Nga minuta e parë në atë përballje ka luajtur edhe lojtari shqiptar, Xherdan Shaqiri. Në emocione të jashtëzakonshme është shfaqur ky futbollist gjatë intervistës, pasi ka qënë edhe vendimtar në arritjen e paimagjinueshme të Liverpulit.
“Ishte një moment i vështirë për t’u përshkruar me fjalë. Mahnitëse. Jam i shokuar gjatë gjithë kohës. Kemi arritur diçka të paimagjinueshme. Unë mendoj se kur të iki në shtëpi, do e shohë sërish këtë ndeshje. Kishte shumë adrenalinë dhe jam vërtet krenar. Nuk ishte e thjeshtë për ne, pasi disa prej lojtarëve nuk kanë luajtur gjatë gjithë sezonit, por arritje ishte thjeshtë e pabesueshme”, ka thënë Shaqiri. /Shqiperia.ch/