You are here
Home > Futboll Bota > Ismet Munishi godet sërish: Nuk po e kuptoj, Klopi paska luajtur me ekip të dytë te Liverpuli?

Ismet Munishi godet sërish: Nuk po e kuptoj, Klopi paska luajtur me ekip të dytë te Liverpuli?

Liverpuli arriti të bënte të mundur një përmbysje të frikshme ndaj Barcelonës, teksa edhe pse kishte dështuar me rezultatin 3-0 në takimin e parë, fitoi në shifrat 4-0 në ndeshjen e dytë, për të shkuar në finale.

Por ajo që e bënte thuajse të pamundur këtë përmbysje, përtej rezultatit të parë, ishte fakti se Firminjo dhe Salah nuk do të ishin të gatshëm. Vendin e tyre e zëvendësoi në mënyrë ideale Origi dhe Shaqiri, që kanë shkëlqyer në fushën e blertë.

Ismet Munishi, trajneri shqiptar që njihet edhe për deklaratat e tij krejtësisht të veçanta, ka thënë me humor menjëherë pas ndeshjes: “Nuk po e kuptoj përse Klopi paska luajtur gjithë sezonin me ekip të dytë”, nisur nga paraqitja fantastike e bërë në mbrëmjen e kaluar. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top