You are here
Home > Futboll Bota > “Ju betohem, vrapoi 27 km për 20 minuta”! Trajneri e heq sa nuk është vonë, Keidi Bare…”i çmendur”

“Ju betohem, vrapoi 27 km për 20 minuta”! Trajneri e heq sa nuk është vonë, Keidi Bare…”i çmendur”

Malaga ka barazuar në përballjen direkte ndaj Kadizit me rezultatin 1-1, në një takim ku diskutohej për ngjitjen në “La Liga”. Më saktësisht të dyja ekipet luftonin për një vend në fazën “Play-Off”, që të jep mundësinë e shpresës për ngjitjen në elitën e Spanjës.

Për momentin Malaga e Keidi Bares është jashtë saj, megjithëse ka ende shpresa në takimet e mbetura. Keidi Bare ka qënë i jashtëzakonshëm edhe në ndeshjen e sotme, duke vrapuar pafundësisht për skuadrën e tij dhe duke luajtur nga minuta e parë.

Por pika e vetme e dobët e mesfushorit shqiptar, është loja e fortë që praktikon në fushë dhe ndërhyrjet e ashpra. Pas një kartoni të verdhë të marrë në pjesën e parë, Bare i ka shkuar shumë herë pranë edhe të kuqit. Madje kur u zëvendësua nga trajneri në 75-tën, në 10 minutat  e fundit përpara se të dilte nga fusha, kishte të paktën dy raste zemërgjerësie të arbitrit që e mbajti ende në fushën e blertë.

Në kushte të tilla, trajneri i Malagas vendosi ta hiqte vetë Baren, përpara se skuadra të mbetej me 10 lojtarë. Ndërsa sa i përket pjesës tjetër, lojtari kuqezi është vetëm për duartrokitje. Lojtari më i mirë në fushë edhe sa i përket pasimeve, duke dhënë 51 të sakta nga 56 që kishte shkëmbyer me shokët e skuadrës. Një vlerësim të madh Bare ka pasur edhe nga gazetari irlandez që punon në mediat spanjolle, Robbie Dunne: “Ju betohem, vrapoi 27 kilometra për 20 minutat vetëm që të ishte i lirë për pasim”. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top