
Emanuel Ndoji është një nga futbollistët shqiptarë më të mirë të momentit në Itali, ndërsa ka marrë një vëmendje të madhe pas këtij sezoni që ka shkëlqyer me Breshian. Aktualisht në vendin e parë në Serinë B, por më e rëndësishmja është fakti që e ka siguruar Serinë A për vitin e ardhshëm.
Faktikisht asgjë nuk është e rastësishme për këtë lojtar, që ka qënë pjesë e të rinjëve të Romës, duke e filluar “zhurmën” që në ato vite. “Shqiperia.ch” ka hulumtuar paksa më tepër për prejardhjen e Ndojit, ndërsa falë ndihmës edhe të komunitetit “Blinisht Mirditë”, sjellim gjithë historinë.
Mesfushori shqiptar rrjedh nga famlja e principatës së Blinishtit, që jeton në Padova të Italisë. I ati i tij, Zefi, ka emigruar herët si të gjithë shqiptarët në vitet e vështira. Por duke u përkushtuar me shumë mund për mbështetjen e fëmijëve të tij. Ndoji ka filluar të merret me futboll që në shkollë, ndërsa ka arritur deri në këtë pikë të karrierës, falë mbështetjes së jashtëzakonshme të prindërve të tij.
Një tjetër moment i bukur që duhet të theksojmë në këtë artikull, është mesazhi që një profesor i nderuar, Nikoll Marnoj, jep për lojtarin e Breshias me shumë krenari: “Kemi pasur burra të pushkës, penës, diplomat dhe luftëtar në dhenë të huaj. Kanë shkruar histori që janë për t’u treguar nga Mirdita. Por në fushën e sportit, nuk kemi pasur ndonjëherë. Lumturohem kur dëgjoj se sot e kemi një të tillë”. /Klaudio Ndreca- Shqiperia.ch/