
Trajneri Gasperini është padyshim më i vlerësuari në postin e tij në Itali, pasi është duke arritur historinë me Atalantën. Me një ekip që fillimisht u projektua për të mbijetuar në elitën e Serië A, kjo skuadër arriti në finalen e Kupës dhe është shumë pranë “Champions League”.
Ajo që mund të thuhet pa asnjë dyshim, është se edhe Berat Gjimshiti është sekreti i kësaj Atalante. Asnjë fjalë e tepruar për shkak të prejardhjes së tij, mjafton të shohim ndeshjet e mëdha të ekipit nga Bergamo në këtë sezon. Gjithmonë ka luajtur mbrojtësi shqiptar ndaj skuadrave të mëdha, madje duke shkëlqyer në shumicën e rasteve.
Ajo fitore ndaj Lacios në ndeshjen e djeshme, ishte si një finale për misionin “Champions League”. Me një vështrim të thjeshtë në mediat italiane, askush nuk e priste që Gjimshiti të luante titullar, përveç “Gazzetta dello Sport”. Gasperini u doli kundër të gjithëve dhe nëse ka diçka që është kuptuar në këtë sezon, është se ky njeri rrallëherë gabon. /Shqiperia.ch/