
Xhuljo Vrenozi, ose siç quhet ndryshe edhe si “stuhia” shqiptare, nuk ka zhgënjyer as këtë herë tifozët kuqezi. Boksieri ynë ka arritur të çoj peshë arenën e Milanos, që ishte e mbushur me sportdashësit shqiptar dhe flamujt tanë.
Një fitore e pastër ndaj serbit Sinisa Gambelic, që është hedhur me K.O në raundin e katërt. Kjo ishte fitorja e 14 në karrierën e Xhuljo Vrenozit, njeriut që nuk i pëlqen shumë të flas për veprat e tij, pasi janë këto të fundit që “ulërijnë” për të. Festa pas fitores ndaj Gambelic ishte akoma edhe më e bukur nga ana e Vrenozit, që me plisin në kokë dhe flamurin shqiptar, ka festuar një tjetër arritje drejt ëndrrës së madhe për të mbizotëruar Europën. /Shqiperia.ch/