
Video që ka bërë xhiron e botës gjatë mbrëmjes së djeshme, ishte goli i tretë i Liverpulit në fitoren me rezultatin 2-3 ndaj Njukasëllit. Teksa Trent ishte duke u bërë gati për të ekzekutuar goditjen e dënimit nga krahu, Van Dijk bëri gjithçka mundej për t’i thënë lojtarit që të largohej nga topi dhe të krosonte Shaqiri.
Krosimi i shqiptarit do të ishte perfekt dhe nga aty do të vinte goli i fitores. Mbi këtë situatë ka folur edhe legjenda angleze e futbollit, Gary Neville. “Ishte shumë e rrezikshme ajo që bëri Van Dijk. Mendoj se personifikon edhe si njeri, jo vetëm si lojtar. Trent po merrte topin sipas urdhërave. Nuk shihni shpesh lider që thonë në fushë: “Jo, mos e merr ti atë, por merre ti tjetri”, ka thënë Neville për “Sky Sport”. /Shqiperia.ch/
Van Dijk ordering Trent that Shaqiri should take the free kick. He takes it and provides us the winning goal. One of our best decisions made all season, my leader, my CB. pic.twitter.com/g6ypkaCY1e
— Samuel (@VintageSalah) May 4, 2019