You are here
Home > Kombëtarja > Jo vetëm trajneri i Shqipërisë, te Kaçe-Mihaj zbulohen skautët italianë që duan lojtarin e Kombëtares

Jo vetëm trajneri i Shqipërisë, te Kaçe-Mihaj zbulohen skautët italianë që duan lojtarin e Kombëtares

Panathinaikosi ka arritur të fitojë pastër ndaj Panetolikosit me rezultatin 4-0 në kampionatin grek. Një derbi shqiptar ishte në këtë përballje, pasi Ergys Kaçe dhe Enea Mihaj luajtën për 90 minuta të plota.

Ashtu siç edhe raportuan mediat greke, trajneri i Shqipërisë, Reja, ishte i pranishëm në stadium për të parë më nga afër ndeshjen. Mesa duket italiani po e mban fjalën e tij për të vazhduar në stilin e De Biazit, pasi këto udhëtime të shpeshta na kujtojnë trajnerin me të cilin arritëm historinë e Europianit.

“Shqiperia.ch” e pranishme në stadium në këtë përballje, siguron informacionin se skautë të dy klubeve italiane gjendeshin për të parë mbrojtësin tonë, Enea Mihaj. Flitet për skuadrat e Beneventos dhe Empolit, të cilat janë mes Serisë A dhe asaj B për sezonin e ardhshëm. Nga interesimi i parë i yni, arritëm të sigurojmë edhe informatat se Benevento ishte e gatshme të jepte ofertën e parë mbi Mihajn, megjithëse kishin zgjedhur ndeshjen e gabuar për ta parë më nga afër, futbollistin që e kërkojnë shumë ekipe në Europë. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top