Fidan Aliti është ambientuar në mënyrën më të mirë të mundshme në Suedi, atje ku aktivizohet me ekipin e Kalmarit. Jo vetëm i pakalueshëm në mbrojtje, por në këtë aventurë të re, është shndërruar edhe në një lojtar të jashtëzakonshëm sa i përket ndihmës së sulmit.
Më parë numëroheshin me gishtat e dorës rastet kur Aliti ndihmonte në realizimin e golit me asist, apo për më tepër që të realizonte edhe vetë. Në takimin që Kalmari është duke zhvilluar ndaj Ostersundit në shtëpi, që vazhdon në shifrat 1-1, goli ka i vetëm i Kalmarit ka ardhur nga Aliti. Vetëm një minutë pas nisjes së pjesës së dytë, praktikisht mbrojtësi i Kosovës ka shënuar nga dhoma e zhveshjes. Realizimi ishte në perfeksion, pasi në hyrjen e zonës topi ka shkuar në trekëndësh, duke përmbyllur atë që mund të quhet goli i karrierës deri tani nga Aliti. /Shqiperia.ch/