Kosova do të luajë ndaj Malit të Zi, pasi gjenden në të njëjtin grup sa i përket kualifikueseve të Europianit. Kjo ndeshje është shumë delikate, pasi shkon përtej asaj që do të luhet në fushën e blertë. Përgatitjet kanë nisur që tani për menaxhimin e situatës, por ende nuk gjendet një zgjidhje.
Të paktën jo nga krahu i Malit të Zi, ndërsa të gjithën këtë situatë të rënduar, e ka pohuar vetë trajneri Ljubisa Tumbakovic. Në një intervistë dhënë gjatë ditës së djeshme, tekniku i Malit të Zi është ndalur pak edhe te dardanët, ku shfaq gjithë panikun e tij: “Kosova është vërtet një makth. Si të vendosemi, sit a menaxhojmë dhe nuk do të kemi një përjetim të mirë me delegacionet. Për ne është një makth që nuk e di sesi ka për të përfunduar, madje nuk e di as unë vetë”, ka thënë Tumbakovic. /Shqiperia.ch/