
Liverpuli arriti të merrte tre pikë shumë të vlefshme në transfertën ndaj Njukasëllit, duke fituar me rezultatin 2-3 në “frymën e fundit”. Do të ishte pikërisht Xherdan Shaqiri, që pas një krosimi fantastik në goditjen e dënimit, do të sillte edhe golin e fitores te Liverpuli.
Sulmuesi shqiptar kishte shumë luhatje dhe vështirësi kohët e fundit, duke qëndruar në stol me vendimet e trajnerit Klop. Por në mbrëmjen e sotme ka fituar dashurinë e tifozëve, ashtu si edhe në fillimin e sezonit kur shkëlqente me fanellën e anglezëve.
Megjithatë ajo që nuk është parë në TV, ishte momenti kur Shaqiri mori ekzekutimin e goditjes së dënimit në minutat e fundit. Fillimisht ishte planifikuar që Trent Arnold të krosonte në drejtim të zonës, por do të ishte Van Dijk që do të ndryshonte vendimin. Mbrojtësi i Liverpulit ka bërë gjithçka nga brenda zonës, që të sinjalizonte shokun e skuadrës, për t’ia lënë atë ekzekutim të goditjes standarte Xherdan Shaqirit. Kjo rezultoi si gjetja perfekte, pasi me krosimin e shqiptarit topi do të hynte në rrjetë. /Shqiperia.ch/
Van Dijk ordering Trent that Shaqiri should take the free kick. He takes it and provides us the winning goal. One of our best decisions made all season, my leader, my CB. pic.twitter.com/g6ypkaCY1e
— Samuel (@VintageSalah) May 4, 2019