You are here
Home > Futboll Bota > Lanë mbrapa ekipin që eliminoi Interin, Jahmir Hyka merr vallen e napolonit në Izrael

Lanë mbrapa ekipin që eliminoi Interin, Jahmir Hyka merr vallen e napolonit në Izrael

Makabi Netanja ka fituar me rezultatin 1-2 në transfertë ndaj Netanjas, duke grumbulluar tre pikë shumë të vlefshme për kampionatin izraelit. Jahmir Hyka është rikthyer në nivelin më të mirë, duke realizuar edhe gjatë kësaj ndeshje.

Tashmë skuadra e sulmuesit shqiptar renditet në vendin e dytë, që të dërgon në “Europa League”. Mbrapa Netanjas vijnë edhe dy skuadra shumë të njohura izraelite, Makabi Haifa dhe Hapoel Beer Sheva. Kjo e fundit nuk mund të harrohet lehtë, sidomos për tifozët shqiptarë të Interit. Nuk kanë kaluar shumë kohë nga ajo surprizë e Hapoelit, që e eliminoi Interin nga “Europa League” në grupe duke e mundur në të dyja ndeshjet dhe duke mos i lënë asnjë shpresë për daljen nga grupi.

Skuadra e Makabit të Netanjas ka festuar në dhomat e zhveshjes, me muzikën në sfond. Jahmir Hyka ka vetëm pak kohë në këtë ambient të ri dhe nuk është përshtatur shumë me traditat e vendit të ri. Kështu që sulmuesi ynë e ka gjetur lehtë zgjidhjen, duke kërcyer pak nga napoloni në festën e ekipit. /Shqiperia.ch/

Postime të tjera


Nëse e vlerësoni punën e “Shqiperia.ch” si media e vetme e përkushtuar me lojtarët e Kombëtares dhe sportistët shqiptarë, mund të kontribuoni për zgjerimin e projektit dhe vazhdimësinë tonë në të ardhmen.
Paypal: G453645282@gmail.com

Leave a Reply

Top