
Neçip Uysal ka qënë një nga futbollistët kryesor të ekipit të Beshiktashit, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Mirëpo në drejtimin e trajnerit aktual të Turqisë, Seniol Gunesh, mbrojtësi me origjinë shqiptare ka përfunduar në stol.
Vetë Uysal është shprehur se nuk është i kënaqur me këtë situatë, ndërsa po mendon edhe një largim të mundshëm në merkaton e verës. Nëse një gjë e tillë do të ndodhë, atëherë do të rriteshin edhe shpresat e Kosovës për të afruar këtë lojtar me eksperiencë.
Kështu, vetëm dy pengesa e ndalnin lojtarin e Beshiktashit për t’u bashkuar me dardanasit. Uysal i duhej të hiqte dorë nga statusi i futbollistit vendas në Turqi dhe kjo i prishte jo pak punë. Ndërkohë problemi i dytë dhe i vetëm nëse mbrojtësi do të largohej drejt një tjetër ekipi, është rregulli i pazakontë që ka Turqia. Nëse një lojtar ka qënë pjesë e grupmoshave të saj, atëherë kërkon para nga një Federatë tjetër e futbollit që kërkon ta marrë në ekip. Uysal i ka prindërit e tij me origjinë shqiptare, ndërsa ka marrë ftesë edhe nga Shqipëria përpara disa vitesh, por ka luajtur vetëm me grupmoshat turke. /Shqiperia.ch/