
“Shqiperia.ch” është një nga mediat e vetme të përkushtuara vetëm sa i përket Kombëtares dhe talenteve tanë që luajnë kudo në Europë. Përpara disa kohësh, kemi shkruar një artikull sa i përket Gilberto Gegas. Futbollisti që luan me U-17 e AEK zotëron një potencial të jashtëzakonshëm. “Albanian Talents” ka raportuar shumë kohë më parë, se dëshira e lojtarit është t’i bashkohet Shqipërisë, aqsa ka lënë pezull edhe ftesën e Greqisë U-19.
Tashmë është “Gazzeta.gr” që konfirmon faktin se lojtari 17-vjeç ka udhëtuar në Milano, për t’u provuar te ekipi i Gatuzos. Sipas të gjitha gjasave Gega do të qëndroj te kuqezinjtë, ndërsa pritej që ky futbollist të shkonte te Lioni në “Ligue 1”. Në ditët në vazhdim priten zhvillime të reja rreth kësaj çështje, por Shqipëria buzëqesh me të ardhmen e madhe. /Shqiperia.ch/