
Një nga trajnerët më të veçantë në historinë e futbollit botëror, është edhe Marcelo Bielsa. Aktualisht ai është nën drejtimin e skuadrë së Lidsit, teksa këta të fundit janë pjesë e kategorisë së dytë angleze. Ajo nga se veçohet ky teknik, është se Bielsa shquhet për menyrën e studimit të lojës së kundërshtarit.
Italiani njihet me nofkën “i çmenduri”, pasi qendron çdo ditë me orë të tëra jo vetëm për të njohur ekipin kundërshtar, por edhe lojtarët që kanë në përbërje. Për të arritur këtë gjë, Bielsa është dashur të përdorë edhe “rrjete spiunazhe” tek kundërshtarët me anë të dronit, për t’i mësuar çdo taktikë të mundshme të tyre dhe për këtë fakt, pak kohë më parë klubi i Lidsit u dënua me 200 mijë paund gjobë nga Federata Angleze e Futbollit.
Mesa duket këtë “barrë” nuk e ka paguar kjo skuadër, por vetë tekniku italian, pasi sipas Bielsës ishte ai shkaktari kryesor i kësaj gjobe. Këtë gjë ai e pohoi pak kohë më parë, ku dhe veçoi faktin se këto para i kishte shlyer nga xhepi i tij, pasi edhe pse ishte për skuadrën e Lidsit, Bielsa e ndieu të moralshme për ta paguar këtë gjobë. Bëmat e këtij njeriu janë të shumta, ndërsa kulmi arriti kur u shkarkua te Lacio pa bërë asnjë ndeshje të vetme, ndërsa luante edhe me Taren duke i kërkuar lojtarë dhe në fund i quante jo cilësorë pasi i blinte. /Shqiperia.ch/