
Emanuel Ndoji ka shkëlqyer gjatë këtij sezoni me Breshian. Madje me këtë skuadër, arriti të kalonte në Serinë A për sezonin e ardhshëm.
I padiskutueshëm në vendin e tij, lojtari kuqezi ka qënë një vlerë e shtuar e Breshias, që pas largimit të legjendës Roberto Baxhio, i harroi shijen Serisë A. Vlerësimi nga mediat italiane për Ndojin është i madh, ndërsa vendoset theksi në faktin se ky lojtar ka dalë nga Roma.
“Nga Roma erdhi dhe shkoi te Breshia, që ta fitonte Serinë A në fushë. Mesfushë perfekte me Tonalin. 3 gola të realizuara dhe 3 asist, një nga më të aktivizuarit në ekip”, shkruhet në mediat italiane. /Shqiperia.ch/